Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vasilika Hysi pret në takim përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, zbardhet çfarë u diskutua

Zyra e shtypit të Kuvendit ka zbardhur takimin e nënkryetares Vasilika Hysi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

“Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përberë nga znj. Herdis KJERULF THORGEIRSDOTTIR, anëtare e Komisionit të Venecias për Islandën, z. Michael FRENDO, anëtar i Komisionit të Venecias për Maltën, si dhe ekspertë të Komisionit. Delegacioni ndodhet në Shqipëri për të përgatitur një opinion për ligjin për mediat elektronike dhe shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit, anëtarët e delegacionit shprehen interes për të njohur qëllimet e ligjit, nevojat për miratimin e tij si dhe u diskutua mbi problematikat e hasura në praktikë.

Delegacioni nga Komisioni i Venecias po zhvillon vizitë dy-ditore në Tiranë dhe opinioni i tyre pritet të miratohet në Sesionin e 122 Plenar të Komisionit të Venecias që do të mbahet me 20 – 21 mars 2020”, njofton Kuvendi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *