AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Shqipëria u përdor si eksperiment për Vettingun” ish-ministri: Rreziqet u provuan katërcipërisht

Ish ministri Petrit Vasili njëherësh edhe nënkryetar i LSI-së në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria u përdor dukshëm si eksperiment për Vettingun.

Vasili sjellë edhe rastet kur së fundmi në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut u konsiderua si i pavend dhe i paparanuar.

Deklarata e plotë

Vetingu i pavend dhe papranuar ne Kosove dhe Maqedoni, po pse Shqiperia u perdor si vend eksperimental???

Vetingu ne Shqiperi eshte dukshem nje eksperiment qe nuk bind pavaresisht duartrokitjeve dhe vetlavderimet ne shqip dhe sidomos ne anglisht.

Vetingu i konsideruar i pavend dhe i papranuar ne Maqedoni dhe se fundmi ne Kosove u imponua fort ne Shqiperi edhe duke neglizhuar dhe anashkaluar shqetesinet madhore te Komisionit te Venecias per rreziqet e medha te Vetingut.
Keto rreziqe u provuan katercperisht.
Shqiperia thjesht u perdor si nje vend per eksperimente.

Po ju sjell me poshte qendrimet per Vetingun ne drejtesi ne Kosove dhe Maqedoni sipas partnereve nderkombetare te ketyre vendeve.

Sot Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Jorgen Andreës në sesionin e diskutimit lidhur me rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë, i organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Z.Andreës e quajti te papershtashem Vetingun dhe tha se :
“Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme dhe se Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që ta sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve.”

Pak jave me pare Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zbogar e ka deklaruar te panevojshem Vetingun ne drejtesi dhe ka thene:
“Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim përmirësimin e gjykatës nga brenda.
Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit.
Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë.”

Të njëjtën gje ka deklaruar edhe vetë kryeministri Zoran Zaev:
“Me të vërtetë nuk është momenti për veting. gjyqësori jonë.Kështu që, ne filluam proces të pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet ta përdorim termin “veting”, nëse është veting, duhet të radhitemi pas Shqipërisë, të presim të kalojmë. Me te vërtetë, s’kemi nevojë për këtë,”– tha Zaev.

Ndersa ne 2015 Komisioni i Venecias lidhur me Vetingun ne Shqiperi paralajmeronte fort se:
“Zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *