FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Vasili: Rama gënjeu NATO-n për shpenzimet. Takimet me liderët e huaj rutinore, s’ka asgjë substanciale

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka thënë në ‘Fax News’ se kryeministri Rama ka gënjyer për buxhetin për NATO-n pasi nuk është 2% siç thotë kryeministri por 1.2%.

Ai kujtoi se një javë më parë ministrja e Mbrojtjes ka qenë në Washington dhe përmendi shifrën 1.2%, ndërsa ironizoi “Unë kam dashur të mendoj se ky nuk merr vesh nga shifrat, dhe ndaj vjen ky ngatërrim”.

“Edi Rama ka gënjyer për 2% e buxhetit të shtetit që jepet për NATO-n. NATO nuk është duke përfituar nga ne, ne po përfitojmë nga anëtarësimi në këtë aleancë. Ti ke detyrën si qeveri që të forcosh marrëdhëniet me këtë aleancë. Ky thotë 2% një javë pasi ministria e tij e mbrojtjes ka qenë në Washinton dhe ka thënë që buxheti që jep Shqipëria për NATO-n është 1.2 %. Unë kam dashur të mendoj se ky nuk merr vesh nga shifrat, dhe ndaj vjen ky ngatërrim”, tha Vasili.

Sa i përket takimeve të Ramës me liderë të ndryshëm ndërkombëtarë, Vasili deklaroi se përveç shtrëngimit të duarve që është krejt rutinore nuk ka asgjë tjetër substanciale në këtë takime.

Ndryshe sipas tij do të kishim diçka konkrete do të kishim një ndihmë konkrete për vendin tonë dhe jo gjithçka të fillonte dhe të mbaronte tek shtrëngimi i duarve. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.