Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kryeministri tha se siguroi 500 mijë dozat të vaksinës, reagon Vasili: Vaksina me tollonë, rroftë mashtruesi global që hap luftë imagjinare me Evropën

Pas deklaratave të kryeministrit Rama i cili theksoi sot se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid, ka pasur edhe një reagim nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i cili e cilësoi Edi Ramën një “mashtrues global” që do të vaksinojë popullin me gënjeshtra.

“Mashtruesi global ka një ide ‘interesante’, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë dhe qytetaret atë gjë duhet të bëjnë ta largojnë”,- shkruan Vasili.

Postimi i plotë Petrit Vasilit në Facebook:

Vaksina me tollon, rroftë mashtruesi global. Dikush i tha lider global, por në të vërtetë është një mashtrues global! Mos shpërdoroni 1 janarin me këtë mashtrues, që shkon drejt humbëtirës, drejt asgjëkundit.

Lërëni mashtruesin global të bëjë luftëra imagjinare me Europën, që ka parë plot mashtrues të tillë. Lëreni mashtruesin të gënjejë veten se tjetërkënd nuk gënjen dot.

Mashtruesi global ka një ide “interesante”, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë dhe qytetaret atë gjë duhet të bëjnë ta largojnë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.