Tre raste të variantit brazilian të COVID-19 janë zbuluar ditën e sotme pranë L’Aquila në Abruzzo, në provincën e ‘L’Aquila’ në Italinë qëndrore.
Lajmin e bëri me dije vetë guvernatori Marco Marsilio këtë të martë.
Personat e diagnostikuar pozitiv me variantin e ri, janë pjestarë të së njëjtës familje nga Poggio Picenze, të cilët u kthyen nga Brazili disa ditë më parë.
“Rastet janë zbuluar menjëherë dhe familja është izoluar. Ata do të marrin vaksinën COVID pasi të jenë rikuperuar plotësisht “, theksoi guvernatori Marsilio.
Varianti i identifikuar në Brazil përbën shqetësim të veçanti, pasi dyshohet se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.(F.M/Faxweb.al)