Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Valentina Duka, TRANSFORMIMI i dekanes së njohur në POLITIKANE. Si po bën fushatë krahë Bashës pedagogia (VIDEO)

Valentina Duka është padyshim një nga profesoret më të dashura për studentët por tani ka zgjedhur të kandidiojë si deputete dhe i duhet të përshtatet edhe me një transformim që nuk është përballur më parë. Duka kandidaon për deputete në Korçë dhe kryeson në listën për këtë qark. 

Koncize në fjalim, e prerë, plot me rritëm por duke përdorur edhe gjestikulacionet, ku nuk ka munguar edhe një prekje shpatullash për kryedemokratin,  Lulzim Bashën.  

“I dashur populli i Porgradecit jam jashtë mase e respektuar që jam pjesë e ekipit e njërit prej studentëve me të mirë  të universitetit më të mirë të Europës, udhëheqësit tonë vizionar, Lulzim Bashës, mikut tim politik. Ne deputetët e këtij rajoni me përulje do të kërkojmë votën tuaj se jeni njerëzit më punëtorë dhe më të civilizuar të Shqipërisë.

Përtej fasadave të lindjes urbane, unë kam një javë që vizitoj qytetet Korçë dhe Pogradec dhe ka një varfëri ekstreme, ka një papunësi të pallogaritshme, ka një dëshirë të madhe, jemi i vetmi rajoni i vendit që aplikojmë më shumë për të ikur nga vendi, megjithëse është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Të dashur pogradecarë na votoni  sepse programi i PD-së  do ta kthejë këtë rajon në zhvillim, nga liqeni, nga zonat tona  malore, unike, do ta kthejë në qendrën më interesante, më të madhe  të një turizmi urban, agrar, malor, historik.

Ka një frutikulturë të paparë. Ka një qytetari, ka njerëz punëtorë, të cilët  kanë nevojë vetëm t’i mbështesim por ne do të hapim një numër të madh vendesh pune për rininë për të gjitha shtresat e popullsisë të kësaj zone”, u shpreh Valentina Duka.  

Nuk ka munguar as përshtatja e veshjes së saj me sloganin dhe sfondin e fushtës e “Republikës së Re”, ndërsa dekania është veshur në ngjyrë të kuqe e kombinuar me të zezën. Më poshtë mund të ndiqni fjalimin e saj si politikane.   (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *