Qeveria e Ontarios është duke vendosur një “frenim emergjence” në të gjithë provincën duke filluar të shtunën, por ndaloi një urdhër të qëndrimit në shtëpi,pavarwsisht faktit se një masë e tillë mund të frenojë në mënyrë të konsiderueshme rritjen e numrit të rasteve COVID-19 dhe shtrimet në spital.
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford pritet të njoftojë një bllokim 28-ditor për të gjithë provincën me 14 milionë banorë.
“Ne po përballemi me një situatë serioze dhe kërkohen masa drastike për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të virusit, veçanërisht variantet e reja shqetësuese,” tha Kryeministri Doug Ford në një deklaratë.
Kanadaja, që ka regjistruar afërsisht 23 000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, pritet të kapërcejë pragun simbolik të një milion rasteve COVID-19 brenda pak ditësh, përfshirë më shumë se një të tretën në Ontario.
Provinca ka konfirmuar më shumë se 2 000 raste të reja çdo ditë, një shifër që është dyfishuar në një muaj, ndërsa shtrimet në spital janë rritur në 41,7 % në dy javët e fundit.
“Vala e tretë ka mbërritur dhe ajo po mbizotërohet nga variante shqetësuese”, paralajmëruan ekspertët shëndetësorë të Ontarios në një raport.
Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 2,557 raste të tjera të konfirmuara të sëmundjes këtë mëngjes, e cila është më e shumta në një ditë të vetme që nga 22 janari.
Quebec, provinca e dytë më e prekur, ka vendosur gjithashtu kontrollin në disa rajone përveç një shtetrrethimi nate në fuqi që nga fillimi i janarit, një masë e pashembullt në Kanada në shkallën e një province që nga epidemia e gripit spanjoll një shekull më parë.
Këto njoftime u përgjigjen masave më të rrepta të kufizimit që janë rekomanduar kohët e fundit nga autoritetet shëndetësore në Kanada, për të luftuar kundër varianteve që konsiderohen të jenë më të transmetueshme dhe më ngjitëse.