Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka vlerësuar ditën e sotme ndihmën e Shqipërisë që ofroi vaksinimin e 500 mjekëve kosovarë që luftojnë në vijën e parë kundër Covid-19.
Këtë të shtunë, Syla ka qenë në Kukës së bashku me 250 mjekët nga Kosova që do të vaksinohen kundër Covid.
Syla në takimin e tij me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se ky është një fillim i mbarë dhe ka shtuar se shpreson që këtë ndihmë Shqipërisë t’ia kthejë në mënyra të tjera.
“Ashtu siç e kemi organizuar sot mbyllen 250 vaksinime dhe nesër pritet që të vijnë dhe pjesa tjetër. Vëllai i madhe ka treguar veten, jo vetëm se janë dozat e para, por është një fillim i mbarë. Jam i impresionuar nga pritje e punonjësve mjekësore, dhe uroj që ta kthejmë në një mënyrë tjetër.
Mjekët janë organizuar sipas një filtri siç janë mjekët në ballë të urgjencave dhe me një vaksinim prej 500 mjekësh është një ndihmë e madhe.
Gjithsej në 14 700 punëtore dhe rreth 11 mijë janë mjekë, dhe pse mund të duket pak 500 mjekë dhe shpresoj që me marrjen e kontigjenit të dytë nuk do na lini, nuk është se vetëm do të kërkojmë, por nuk i kërkoj tjetër përveç Shqipërisë”, ka thënë Syla.
(E.H/Faxweb.al)