Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me banorët e Astirit.
Rama shkruan se ky takim është xhiruar në një ditë me diell dhe infektimet janë duke vazhduar. Sipas Ramës kjo do të jetë vula që do i mbetet humbësve të 25 Prillit.
Kryeministri Rama postim:
Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij
Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka?
Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!
(R.G/faxweb.al)