Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Çdo gjë gati, Britania miraton javën e ardhshme vaksinën e kompanisë Pfizer, ja kur pritet të nisë vaksinimi

Britania e Madhe pritet të miratojë javën e ardhshme vaksinën kundër coronavirusit të zhvilluar nga kompania BioNTech dhe Pfizer derisa dërgesat do të mund të fillojnë brenda disa orësh pas autorizimit.

Vaksinimet e para me vaksinën BioNTech dhe Pfizer do të mund të fillojnë nga 7 dhjetori, sipas Financial Times, duke cituar burime të paemërtuara.

Sipas Reuters, Britania e Madhe pati thënë më 20 nëntor se i kishte kërkuar zyrtarisht Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore për të vlerësuar vaksinën Pfizer-BioNTech për sa i përket përshtatshmërisë së saj – hapi i parë për ta bërë atë të disponueshme jashtë SHBA-së.

Vendi ka porositur tashmë 40 milionë doza të vaksinës, e cila rezultoi 95 për qind efektive në parandalimin e përhapjes së virusit që ka lënë të vdekur më shumë se 1.4 milion njerëz në të gjithë botën.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *