Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë një foto ku paraqitet nga njëra anë vaksinimi i qytetarëve dhe nga ana tjetër grumbullimi i simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë takimeve elektorale, duke i vënë qytetarët mes dy zgjedhjeve: ‘ me infektimin ose me vaksinimin’.
Rama duket se pandeminë dhe respektimin e protokollit anti-Covid e ka kthyer në kalë beteje për betejën e 25 Prillit, kur ndërkohë që vetë e ai e ka thyer këtë protokoll disa herë.
Postimi i plotë: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:
Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…
*Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës