Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se qeveria shqiptare ka bërë hapin e parë për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 nëpërmjet COVAX.
Njoftimi vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herë nga kreu i OBSH.
Njoftimi i plotë: Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX
Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur 975 doza të vaksinës Pfizer nga një vend mik, ndërsa pritet që deri në fund të janarit të vijnë 10700 doza të tjera për të vijuar vaksinimin.