Një vajzë 27 vjeçe e rritur jetime në Shkodër ka gjetur forcën për të dalë publikisht dhe të denoncojë rastin e tmerrshëm të abuzimit.
Vajza ka treguar dhe ka denoncuar në polici abuzimin nga personat që kishin për detyrë që ta mbronin dhe kujdeseshin. Historinë e saj 27-vjecarja e ka treguar edhe për emisionin “Dua të të bëj të lumtur” që do të transmetohet sonte.
Ndërkohë që sot policia e Shkodrës ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Ndërkaq teksa ka publikuar spotin e emsionit në mediat sociale, moderatorja është hasur me një koment të një ndjekësi i cili e quan gallatë historinë.
“Keto heshtin sa i do qejfi dhe pastaj e tregojne per gallate si “the shoë of past”.per gallate se kur ndodh i pelqen …”- shkruan ndjekësja.
Kjo ka nxitur reagimin moderatores e cila, fton ndjekësit që ti bëjnë report faqes së saj, e cila po reklamon edhe disa produkte.
“Uroj me gjithe shpirt qe kurre mos te te shitet asnje parfum dhe ftoj te gjithe ndjekesit e mi te te bejne “report” ty dhe biznesit tend per kete koment.”- shkruan Arbana.