Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Policia ngre tre akuza për vajzën nga Shkodra, kush është 30-vjeçarja që rrahu dhe kërcënoi të renë se i shkoi më të dashurin

Policia e Shkodrës ka ngitur tre akuza për 30-vjeçaren e cila kërcënoi, rrahu dhe i shpërndau videon në rrjetet sociale 22-vjeçares e cila i tregoi se kishte pasur marrëdhënie intime me të fejuarin e saj.

Në pranga është vënë Margerite Gjoni, e cila akuzohet se për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kopjuterike”.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrejtet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kopjuterike”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *