Krejt natyrshëm, spontanisht, pa asnjë frenim dhe me kurajo, shkrimtari Dritoro Agolli, në Kongresin e 10 të Partisë Komuniste, hodhi poshtë raportin eparaqitur, të mbushur me lavdërime për Enver Hoxhën dhe veprën e tij 44 në krye të Shqipërisë e të PPSH. Ishte një guxim të flisje në kongresin e komunistëve nostalgjik kundër Enver Hoxhës, idhullit të komunistëve e të shumicës agolli e bëri.
Ndërkohë sot që është 28 vjetori I riformatimit të majtës, vajza e tij, Elona Agolli ka kujtuar një frazë të të atit e cila sipas saj thoshte: “Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura.”
Elona bën edhe një krahasim duke mos u treguar e drejtëpërdrejtë por duke marrë shembullin e të atit kur thotë se ky I fundit nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitoreje.
““Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura .” – kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara , dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës. Sot , nga më të shumtët socialistë , kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste . Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im , përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore . Ndoshta , pasi siç thoshte me të qeshur : Kush rreh gjoksin , tremb zemrën”, shkruan Elona Agolli teksa ka publikuar edhe një album me foto dhe shënime të Dritoro Agollit .