Një vajzë 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Infektiv. Ajo u dërgua në spital pasi u diagnostikua me koronavirus dhe ishte e intubuar. Nuk dihet ende nëse kishte sëmundje shoqëruese dhe ku u infektua me Covid.
21-vjeçarja është viktima më e re e koronavirusit në vendin tonë, ndërsa me këtë rast totali i jetëve të humbura arrin në 98. Ministria e Shëndetësisë pritet të japë informacion zyrtar për vdekjen e 21 vjeçares.
Më parë, Faxweb.al raportoi se një 49 vjeçare nga Kruja e intubuar prej 10 ditësh ka humbur jetën në spitalin Covid si pasojë e koronavirusit. Mësohet se 49-vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve, ndërkohë që ishte infektuar teksa punonte në një fasoneri në Krujë.(A.M/Faxweb.al)