Kryeministri Edi Rama dhe punonjësit e zyrave të shtypit pranë PS-së janë angazhuar maksimalisht që në këtë muaj fushate të kapin gabimet e kundërshtarëve, dhe rrjetës së tyre nuk mund ti mungonte as një postim në Facebook-un e ish-kryeminisitrit Sali Berisha.
Në një prej postimeve të Berishës, thuhet gabimisht se shumica e shqiptarëve votojnë PS-në, ndërsa Rama i kënaqur shkruan: Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u.
Me siguri postimi i Berishës është bërë nga punonjësit e zyrës së shtypit, mirëpo kjo nuk e pengon kryeministrin Rama ta përdorë për qëllimin e tij.