AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dezertuan nga FA 3 vite më parë, në Angli janë mes 10-të shqiptarëve më të kërkuar. Kush janë 4 ushtarakët të cilët ‘çuditën’ botën

Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi juanë 4 ushtarë të Forcave Komando, që kishin shkuar për një trajnim në Britaninë e Madhe, por që kanë qëndruar në Londër, duke mos u kthyer në Shqipëri me pjesën tjetër të grupit.

Prej momentit kur u mësua vendimi i tyre, është bërë shpallja në kërkim e 4 komandove ndërsa ditën e sotme media britanike Sunday Express kanë rapotuar një investigim të detajuar ndërsa kanë publikuar edhe fotot përkatëse të tyre bashkë me 6 persona të tjerë të shpallur në kërkim për krime të rënda si vrasje, prostitucion, plagosje etj.

Më poshtë është lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar ku gjenden edhe emrat e 4 ushtarakëve:

1-Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje.
2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.
3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.
4-Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
5-Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
6-Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
7-Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.
9-Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.
10-Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.

Por çfarë ndodhi me ushtarët e Forcave të Armatosura?

Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes ishte përzgjedhur një grup prej 12 ushtarakësh “Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore ne stërvitjen “Cambrian Patrol 17” në Ëells-Mbretëria e Bashkuar, për periudhën 04.10.2017 – 16.10.2017.

Të katër këta ushtarakë, pasi kanë përfunduar stërvitjen më datë 17 janë akomoduar në një bazë ushtarake duke lëvizur nga Uellsi drejt Londrës dhe në dt.18 tetor 2017 do të udhëtonin drejt Tiranës.
Të njëjtin itinerar ka ndjekur dhe ushtari tjetër Aleksandër Shkulaku, i cili pasi është akomoduar në bazën ushtarake “Hyde Park Barracks”, efektivi ushtarak po në dt.17.10.2017, ka vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës.

Në datën 18 tetor 2017 ora 08:00 është vënë re mungesa e tij, si dhe e tre ushtarëve të tjerë, të cilët dhe pse janë kontaktuar disa herë në telefon nga togeri Roland Poçi ata nuk janë përgjigjur, duke mos u kthyer me grupin që ishin nisur nga Tirana. Nga verifikimet në sistemin Tims ka rezultuar se këta ushtarakë të marrë të pandehur për akuzën ‘dezertim’ kanë dalë nga Shqipëria më 4 tetor 2017 ora 20:45 minuta me destinacion Londrën dhe nga ajo ditë nuk janë kthyer në mënyrë legale në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes tha në atë kohë se në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer, janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë kallëzimi në prokurori.

Në Maj të 2018 Ylber Tokrri është dënuar me 3 muaj burg në mungesë, Aleksandër Shkulaku me 6 muaj burg, ndërsa procesi u pezullua për ushtarin Renild Ajazi dhe për ushtarin Klevi Lamkaj.

DEZERTIMI

Trajnimin disajavor në Britaninë e Madhe, si pjesë- marrës të një prej programeve që ka Ministria e Mbrojtjes, 4 ushtarët të Forcave Komando e kanë shfrytëzuar si një mundësi për të qëndruar në Londër. Kohët e fundit, Anglia është kthyer në një prej destinacioneve më të dëshiruara të shtetasve shqiptarë, të cilët përdorin çdo formë, kryesisht ilegale, për të shkuar atje.

Por për ushtarakët dezertorë, ky duket se ka qenë rasti ideal për të qëndruar në vendin e preferuar pavarësisht se kjo ka shënuar një precedent të padëgjuar më parë i cili edhe hapi polemika të shumta ndërsa mediat botërore nuk e anashkaluan si lajm.

Pasi ka përfunduar programi trajnues dhe ka ardhur data e kthimit për në Shqipëri, ata nuk i janë bashkuar grupit në aeroport. Fillimisht është dyshuar për ndonjë vonesë rastësore, por më vonë është mësuar se vonesa e tyre në fakt kishte qenë e qëllimshme.

Pas mbërritjes në Tiranë të grupit të ushtarakëve që ishin trajnuar në Britaninë e Madhe, është mësuar edhe zyrtarisht se 4 efektivët kishin dezertuar, duke iu shmangur në këtë formë shërbimit ushtarak. Kjo përbën vepër penale dhe parashikohet në Nenin 33 të Kodit Penal Ushtarak.

Në trajnimin në të cilin 4 komandot morën pjesë, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe selia e Uellsit në Breco, konkurronin po ashtu edhe 39 skuadra nga e gjithë bota. Ata përfshinin një marshim prej 60 km përgjatë Malit të Zi.

Shqiptarët e arratisur, veteranë të cilët kanë qenë pjesë e luftës në Afganistan, ishin pjesë e komandove elitë, dhe fitonin rreth 220 paund në muaj, shkruan britanikja

Në nëntor të vitit 2017 në një artikull për këtë çështje, ndër të tjera “The Sun” shkruan:

“Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim tha: Ata duhet të ishin kthyer në bazë dhe të fluturonin mbrapsht për në Shqipëri ditën e nesërme”.

Babai i njërit prej ushtarakëve, Renild Ajazit, Xhelal Ajazi, ka deklaruar më herët për mediat vendase se se ka patur një telefonatë me të birin që kishte dezertuar.

“Folëm në telefon në datë 10 tetor me djalin dhe kjo ka qenë telefonata e fundit. Djali na tha se ishte është mirë. Ai jetonte me qira në Tiranë dhe është hera e parë që del jashtë shtetit. Djali na ankohej shpesh për pagën e ulët”,  ka thënë Xhelal Ajazi.

Në atë kohë, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare: Unë e konsideroj sjelljen e tyre të papranueshme. Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë është totalisht e pa justifikueshme. Ata udhëtuan drejt Britanisë për të përfaqësuar Shqipërinë në një trajnim ushtarak dhe unë u bëj thirrje që të rikthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *