Kryeministri Edi Rama e konsideron veton e Bullgarisë si një pretekst për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një konferencë për mediat nga Brukseli, Rama deklaroi se kjo është një fatkeqësi. Sipass tij, vizioni i zgjerimit po kalon në pengmarrje.
“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE, shpresojmë që t’i ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr shumë kohë. Më thanë që kemi 30 minuta kohë, unë thashë që mund të ishin të mjaftueshme edhe 3 sekonda nëse mbanin fjalën por ata nuk e mbajtën. Jemi mirë dhe ne duam të gjendemi si europianë. Ne nuk mund të jemi si europianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Është vërtet dicka shumë shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë botëre, një sulm tragjik dhe një luftë kaq kërcënuese që u shndërrua në luftë globale nuk bëri dot bashkë BE, c’të bëjmë? Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj se kemi bërë. Do ta vlerësonim shumë që ky komunitet ngrihet por të qenë në një familje të përbashkët. Nuk duhet të qëndrojmë kështu të ndarë. Urojmë që shekulli tjetër të na gjejë në BE.
M’u desh të fitoja një mandate të tretë për të pritur çeljen e negociatave për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjeshtë Bullgaria. Bullgaria është fatkeqësi, por është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më dukshme e saj.
Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i një komuniteti, tek marrja peng e shteteve individuale. Sa herë ndodh një gjë në një shtet anëtar, atëherë vendoset në funksion ky mekanizëm. Është turp, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë”, u shpreh Rama.