Ambasada Amerikane, ajo e BE-së dhe ajo Britanike në Shqipëri kanë bërë mesazhe urimi këtë të diel me rastin e festës së Pashkëve.
Ambasada amerikane ka uruar të gjithë shqiptarët, veccanërisht bluzat e bardha që prej kohësh luftojnë me virusin e rrezikshëm.
“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për doktorët, infermierët dhe të gjithë ata që këtë ditë të shenjtë po e kalojnë në vijën e parë duke luftuar COVID-19! Çdo ditë por sidomos sot, le të festojmë të gjithë shpresën dhe të shohim drejt fillimeve të reja!” shkruan Ambasada Amerikane.
Nga ana tjetër, vetë Ambasadori Luigi Soreca shkruan në Tëitter: “Gëzuar Pashkën! Urojmë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm për ditet më të mira që po vijnë.”
Urimi për festën e Pashkëve nuk ka munguar as nga Ambasada Britanike: “Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Britanike në Tiranë!”
(E.H/Faxweb.al)