Kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim me urimin ndaj besimtarëve myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit duke shpërndarë një urim që i dedikohej egjiptianëve.
Sot, në rrjetin e tij social Facebook, ai ka shpërndarë një foto me shkrim arabisht, duke e shoqëruar edhe me një mesazh për të gjithë besimtarët.
Kreshnik Osmani ka zbuluar se në foton e shpërndarë nga Rama shkruhet një urim për popullin e Egjiptit.
“Urimi i kryeministrit Rama-zonit për Ramazan! ”Mbarësi për popullin e Egjiptit”- shkruhet tek fotoja e kryeministrit! Kap nga Google dhe fut ne Facebook dhe as ia ka idene çfarë shkruhet. Duket qe edhe urimin e ka seriozisht! Iftarin ke Nusreti, amanet!,“-shkruan Osmani.
Ky i fundit, duket se është njohës i mirë i gjuhës arabe, pasi ka studiuar në “Jinan University” në Liban.
(E.H/Faxweb.al)