Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Urimet e vitit të ri dhe iluzionet naive të një ndeshjeje basketbolli!

Nga Artan Fuga

Te dashur miq që jeni në këtë faqe! Urimet më të mira për vitin 2020! Shëndet dhe gëzime!

Dhe durim!

Sipas parashikimeve të bëra në librin tim “Shoqëria Piramidale”,
nëse i thërrasim mendjes shpejt, mos jem i gabuar,
ne mund t’a nxjerrim Shqipërinë nga gjendja e sotme vetëm në vitin 2050!

Ja erdhi!

Viti i ri i shekullit 21 ende nuk është ulur këmbëkryq te ne!
Vjen me vonesë!
Koha rrjedh më javash!
Ende jemi shoqëri i shekullit të kaluar, e mijëvjeçarit të shkuar!

Viti i ri 2020 pret të emancipohemi në të gjitha planet, pastaj premton të vijë!

Gjej rastin t’ju falenderoj të gjithëve për urimet tuaja!

Si edhe për faktin që keni ndjekur bisedat gjithëvjetore që kemi bërë sëbashku!

Ne do të vazhdojmë t’a mbajmë këtë dialog duke e dëgjuar njeri tjetrin!

Gjatë dialogimit si të barabartë arrihen të vërteta që pastaj po nëpërmjet dialogimeve zhvillohen duke çuar në të vërteta të tjera!

Në këtë pikë, unë jam partizan i një filozofi shumë të njohur neopragmatist amerikan, Richard Rorty, i cili shkruan idenë e madhe se :

I rëndësishëm është dialogu i vazhdueshëm, pavarësisht nëse biem dakord ose jo!

Dialogu është më i rëndësishëm sesa vetë marrëveshja!

Dhe Rorty me inteligjencë të rrallë na mbron nga iluzionet e një ndeshjeje basketbolli, nga iluzionet naive të lojtarëve por edhe të tifozave të basketbollit që brohorasin lojtarët në fushë.

Cilët janë këto tre iluzione sipas tij?

1. Ata kujtojnë se qëllimi i fundit i një ndeshjeje është të shënosh pikë duke futur topin në rrjetën e koshit, Në fakt qëllimi i sportit është krejt tjetër.

2. Ata kujtojnë që të gjithë njerëzit nga natyra e tyre duan të luajnë basketboll ose të brohorasin ndeshje basketbolli. Ndërkohë që shumica e njerëzve as nuk duan t’ja shohni bojën një sporti të tillë. Krejt natyrshëm.

3. Ata kujtojnë se vendi i privilegjuar i topit është të shkundi rrjetën duke u futur në kosh, a thua se ka ligje të natyrës që e komandojnë këtë lëvizje. Jo, topi mund të shkojë të orientohet sipas rregullave të cdo loje tjetër, kurse bashketbolli nuk është veçse një nga sportet shumë të kufizuara ndër dhjetra e dhjetra që ka shpikur njeriu!

Ju ftoj të vazhdojmë lojën jo për të shënuar pikë te koshat e njeri tjetrit por për të mbajtur gjallë dialogun si kultura e respektit të tjetrit, e barazisë të qytetarëve, e dëgjimit të tjetrit, pa fyerje, inate dhe me mirëkuptim për mendimin ndryshe!

Edhe njëherë gëzuar!

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *