Këngëtarja e mirënjohur Xhensila Myrtezaj feston sot 28-vjetorin. Xhensila ka ndarë momente shumë të bukura në ambientin e shtëpisë ku shfaqet bashkë me vajzën e saj Ajka.
Një ambient përrallor është krijuar brenda në shtëpi, ku shihen zbukurime me tullambace dhe dekorime të shumta.
Urimi “më pikant” që pritej të vinte ishte nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Në pranverën ku çelin trëndafilat, çel e qeshuna ime prej teje!Urime ditëlindjen ‘oj lokja e zemrës”
Në mesnatë ajo ka marrë një dhuratë tepër të veçantë edhe nga motra e saj ku krahas pusullës së dhuratës shkruan: “Të dua shumë e shtrenjta ime,”.
Dhuratën e marrë nga motra e saj Alba, Xhensila e ka publikuar edhe në Instagram për të gjithë fansat e saj.
(H.H/Faxweb.al)