Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ishte i prekur me COVID-19, ndërron jetë papritur shoferi i Urgjencës Kombëtare

Punonjësi i Qendër Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu ka ndërruar jetë. Shoferi i Urgjencës mësohet se ka ndërruar jetë dje pasdite pasi doli nga benesa, pasi ka pësuar atak në zemër, ndërkohë që ishte infektuar edhe me COVID-19.

Lajmi e hidhur e ka bërë me dije edhe QKUM, ku shkruan se Arturi u nda nga jeta në mnyrë të papritur, ndërkohë që i shprehet mirënjohja për kontributin në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranës.

Postimi i plotë: QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve. Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve.
Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *