Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Universiteti është bërë për skrap”, studentët rikthehen në protestë nesër: Jemi revoltuar, s’ka më kthim pas! (VIDEO)

Studentët kanë paralajmëruar rikthimin në protestë ditën e nesërme. Teksa është mbushur një vit nga tubimi që bëri jehonë të madhe dhe ngjalli shpresën tek shqiptarët, studentët janë të pakënaqur nga përmbushja e tetë pikave të Paktit për Universitetin nga ana e qeverisë.

Sipas tyre, ky pakt nuk është respektuar dhe prandaj janë ftuar të gjithë të rinjtë të marrin pjesë nesër në një protestë që do të zhvillohet në orën 11:00 tek Korpusi Universitar.

“Pakti nuk u respektua! Universiteti është bërë për skrap. Studentët janë revoltuar. Nuk ka më kthim pas, revoltë studentore deri në realizimin e një arsimi të denjë”, thuhet në videon që kanë përgatitur studentët për të ftuar të rinjtë në tubim.

Kujtojmë që ata patën organizuar rikthimin në protestë që në datën 4 dhjetor të 2019, por plani mbeti pezull pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në datën 26 Nëntor.

Studentët pretendojnë se deri tani asgjë nuk ka ndryshuar, tarifat vijojnë të jenë të larta dhe kushtet në konvikte janë skandaloze.

Kujtojmë edhe një vit më parë ishin po të njëjtat arsye ato që ngritën studentët në protestë. Ata protestuan për ditë më radhë para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e kushteve të tyre. Studentët nuk pranonin as të uleshin e të bisedonin me kryeministrin Edi Rama apo ish-ministren Lindita Nikolla, ftesa e të cilëve ishte e përsëritur.

Protesta masive u mbështet gjerësisht nga shqiptarët dhe u quajt si protestë shprese, duke u krahasuar me Lëvizjen e Dhjetorit. Protesta zgjati deri në fund të dhjetorit kur studentët dhe qeveria gjetën gjuhën e përbashkët për Paktin për Universitetin.

Qeveria u premtoi të rinjve kushte më të mira në konvikte, tarifa të përgjysmuara, karta studenti, pjesëmarrje në vendimmarrje dhe marrjen e masave për plagjiaturat. Por studentët janë të pakënaqur nga mbajtja e premtimeve dhe prandaj nesër do të dalin sërish në rrugë.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *