AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Unë s’lëviz nga krevati kur bie tërmet”, nuk mban më Paloka, thyen urdhërin e Bashës: Boll më me lot fallso!

‘’Assnjë politikë me situatën e tërmetit”, ky ishte udhëzimi i dhënë dje nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha për të gjitha strukturat e PD-së, po duket se ish-deputeti Edi Paloka nuk e ka përballuar dot shown e kryeministrit Rama, që prej tre ditësh ka marrë peng çdo hapësirë mediatike, duke transmetuar dhe videot nga ceremonitë mortore.

Duke iu referuar deklaratave të bëra sot nga Rama, se ai nuk lëvizte nga krevati kur binte tërmet, Paloka i kujton kreut të qeverisë, shtëpinë e tij super të sigurtë në Surrel.

Reagimi i plotë i Palokës:

I pafytyri! Ne vend qe tju jap zgjidhje apo te pakten ti qetesoje qytetaret qe jane ne hall e ne panik ( se per pergjegjesite e tjera as nuk behet fjale) , ben arrogantin dhe trimin…;” une nuk leviz as nga krevati kur bie termet”-thote.

Sigurisht o i pafytyre…edhe ne po te kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati”.
Pak dite me pare ju tha “rilindasve” se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptareve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flene rrugeve e neper makina nga qejfi shqiptaret, po sepse nuk kane “shtepi” si e jotja dhe nuk duan qe ato pamje te tmerrshme te nenave perqafuar me femijet nen rrenoja, ti shohin e perjetojne perseri.

Mos mendo se me qe opozita ka vendosur te mos bej politike ne kete moment te ankthshem , ti ke te drejte te besh te papergjegjshmin e ca me shume arrogantin…Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po te pakten ne keto momente, ku gjithe bota eshte solidarizuar me shqiptaret, bej minimumin e asaj qe po bejne te tjeret per ne.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *