Piloti i avionit ku po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala u tha miqve se avioni ishte “i dyshimtë” përpara se të niseshin në fluturimin që rezultoi fatal.
David Ibbotson dëgjohet në audio të siguruar ekskluzivisht nga BBC duke thënë “Unë do të vesh jelekun tim të shpëtimit” në udhëtimin nga Franca në Uells.
Ai i tha një shoku se kishte dëgjuar një “bang” në një fluturim të mëparshëm. Avioni u rrëzua në Kanalin Anglez në vitin 2019.
Vjen teksa pamjet tregojnë momentin e fundit që dyshja u panë të gjallë.
Sala sapo ishte bërë nënshkrimi rekord i skuadrës së atëhershme të Premierligës Cardiff City nga klubi francez Nantes, kur avioni u rrëzua në Kanalin anglez, duke i vrarë të dy.