Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Unë krahasimin mes Bashës dhe Berishës nga kapaciteti intelektual  e poltik nuk e bëj dot”, Edvin Kulluri i kthehet keq Bashës

Edvin Kulluri një nga ish anëtarët e qeverisë Berisha është shprehur kundër tezave ekonomike që po trumbeton krytari aktual i PD-së Lulzim Basha. Kulluri thekson se tezat e Bashës për taksën e sheshtë 9% nuk përbëjnë një risi pasi janë realizuar njëher nga qeveria Berisha dhe e kanë dhënë efektin e tyre. Sipas tij ajo çka i duhet vendit është një reformë strukturore në ekonomi dhe jo përsëritje e fakteve të ndodhura.

“Të jesh Ennio Morricone është diçka dhe të luash Ennio Morriconen është diçka tjetër. Unë krahësimin midis Bashës dhe Berishës nuk e bëj dot  për nga pikëpamja e kapacitetit e politik dhe intelektual. Unë kam qenë pjesë e kabinetit të qeverisë Berisha kur u hodh ideja e taksës së sheshtë 10% sipas modelit Sllovak. Duhen reforma strukturore dhe jo përsëritje pa fund të fakteve të ndodhura. E gjithë e djathta në botë që po qeveris nga SHBA-ja dhe deri në Britani është një e djathtë konservatore sovraniste në ekonomi, ndërsa Partia Demokratike është një e djathtë krejtësisht liberale në vendin tonë dhe nuk po e kupton se duhet të përqëndrohemi tek ekonomia kombëtare.

Duhet të fokusohemi në një ristrukturim gjeostrategjik të ekonomisë ku duhet të përqëndrohemi tek Maqedonia dhe Kosova si dhe te thithja e investimeve nga shtetet e mëdha. Shohë që kemi një qeveri që ka dhënë një produkt jashtëzakonisht  të dobët në ekonomi si dhe kemi një opozitë që fantazinë me të zgjuar që ka është kthimi te tezat e PD-së së Berishës të 2005.”- tha Kulluri për Faxnews.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.