Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Un caffe”, kamarieri kryeministrit në Itali: Expres e doni? Rama: Hajde këtu mor figurë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për të dhënë një intervistë për emisionin e gazetarit Bruno Vespa “Porta a Porta”.

Pak orë para se të fillojë intervista, Rama është ulur në një lokal bashkë me Endri Fugën, me të cilin bisedon për ndihmat dhe masat e marra deri tani për banorët e prekur nga tërmeti.

Por në momentin që jep porosinë për një kafe, Rama kupton që kamarieri është shqiptar dhe midis tyre nuk mungojnë batutat.

Biseda mes Ramës dhe kamarierit:

Edi Rama: Un caffe?

Kamarieri: Kafe ekspers?

Edi Rama: Uu shqiptar, hajde këtu mor figurë hajde, ulu, ulu. Kur ke ardh?

Kamarieri: Këtu në Itali jam që nga 2003.

Edi Rama: Nga je?

Kamarieri: Nga Elbasani.

Edi Rama: Gëzohem…

Kamarieri: Më erdhi shumë keq për tërmetin.

Edi Rama: Ça ti bëjmë. Italia na ka ndihmuar jashtëzakonisht. Na duhet mbështeteja e të gjithëve. Ne do ti bëjmë ato tonat se nuk do presim nga të tjerët, por këto janë gjëra që kalohen bashkarisht. Mirë pra, një kafe. Do kafe ti?

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *