Pas thirrjes së studentëve, ka reaguar dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Balla thotës e parlamenti mund të mblidhet nesër me kryeministrin dhe studentët.
Sipas Ballës është koha që studentët të ulen dhe të mbyllin paktin për për universitetin duke nisur me miratimin e 8 pikave.
“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre”, shkruan Balla në ‘Facebook’.
Studentët ditën e sotme i vunë ultimatum qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre deri në orën 16:00. Sipas tyre nëse qeveria do të vazhdonte më të njëjtën sjellje duke mos i plotësuar kërkesat e parashtruara, nesër do të zhvillohej protestë kombëtare, që nuk do të ishte vetëm e studentëve.
(B.H/Faxweb)