AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ulni gjakrat”, Ulsi Manja i propozon “zgjidhjen gjeniale” Metës: Mos u kacafysni, gjeni gjuhën e përbashkët

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme denoncoi atë që e quan grusht shteti, që eksponentë të lartë të mazhorancës po ndërmarrin ndaj Reformës në Drejtësi.

Por ndër të tjer, presidenti Meta bëri thirrje për tubim me datën 2 mars në Bulvardin Dëshmorët e Kombit, ku paralajmëroi për firmosjen e një dekreti, që do të bëhet së bashku me qytetarët, por nuk e saktësoi nëse kjo lidhet me shpërndarjen e Parlamentit.

Kjo ka nxitur reagime mjaft të ashpra midis maxhorancës dhe presidencës, ndërkohë që nga opozita ende nuk ka një qendrim në lidhje me këtë tubim.

Për këtë lëvizje të beftë të presidentit ka reaguar edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili ka shkruar një status ironik në rrjetet sociale, ku sipas tij “Zoti President” nuk duhet ta dëgjojë Ilir Metën.

“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!”-shkruan Manja.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *