AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ulja në një treyzë e politikës, reagon Edi Rama: Duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm

Pas bërjes publike të konkluzioneve të arritura në tryezën e sotme të Reformës Zgjedhore, dhe prononcimit të përfaqësuesve të opozitës parlamentare, jashtë parlamentare dhe mazhorancës për mediat, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një shënimi në Twitter, Rama shprehet se është humbur më shumë se një vit për shkak sipas tij të konfliktit që ka çuar deri në ekstremin e mosarsyes.

Kryeministri shprehet se e përgëzon rikthimin e arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të reformës Zgjedhore.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor👏”, shkruan Rama.

Gjatë takimit të zhvilluar pa praninë e mediave ishin të pranishëm nga maxhoranca Damian Gjiknuri, nga opozita paralamentare Rudina Hajdari, si dhe nga opozita jashtë paralementare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Në draftin e siguruar nga Fax News, nga konkluzionet e tryezës është dakordësuar për krijimin e një këshilli politik me përfaqësues nga të gjitha palët brenda muajit janar.

Palët kanë rënë dakord të formojnë Këshillin Politik me përfaqësues të opozites, drejrtuesve të komisionit te Reformes Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.

Ndërkohë që një përfaqësi nga opozita jashtëparlamentare dhe eksperte të saj do të punojnë me dy bashkëkryetaret e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë saj.

Për çështje që nuk ka dakordësi do të kërkohet asistencë nga përfaqësues të OSBE-së, e cila do të bashkëpunojë me përfaqësues të partive politike.

Ndërkohë ndër të tjera thuhet se Reforma Zgjedhore duhet të jetë mbyllur jo më vonë se 15 Marsi i vitit 2020.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *