Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ulja e palëve për reformën zgjedhore, SHBA: Hap i rëndësishëm, vijoni me këtë frymë bashkëpunimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas PS-PD-LSI dhe opozita e re parlamentare u ulën në një tryezë për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Në një postim në “Facebook”, SHBA mbështet këtë hap të hedhur dhe kërkon nga aktorët politikë që të vijojnë në këtë rrugë bashkëpunimi.

“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.

Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, ka shkruar ambasada e SHBA në Tiranë.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *