Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ulja e palëve në tryezën për Reformën Zgjedhore, ambasadori bullgar: Duhet të plotësohen kriteret për në BE

Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë Momchil Raytchevski, është shprehur me nota pozitive për uljen në tryezë të përbashkët të partive politike në vendin tonë, në mënyrë që të ketë një marrëeveshje për Reformën Zgjedhore.

Raytchevski ndan mendimin se dialogu është një nga kriteret që duhet të plotësojë Shqipëria për tu anëtarësuar në familjen Europiane.

“Atë që ndodhi është një gjë për të cilën ne dhe partnerët tanë nga BE flasim prej shumë kohësh, nevojitet dialog. Dhe këtë unë dhe kolegët e mi e kemi përsëritur disa herë.

Me kenaqësi e pritëm lajmin për dialogun e filluar. Konkretisht, a do të ndikojë kjo në temën që interesohemi të gjithë ne për rrugën e Shqipërisë në familjen Europiane, çeljen e negociatave, dialogu politik është njëri nga kushtet.

Është një proces i rëndësishëm, është cështje e plotësimit të kritereve. E rëndësishme është që të gjithë të punojmë në këtë fushë. Dialogu që filloi, bisedimet që do të realizohen për ndryshimet në kodin elektoral mund të jenë me rëndësi  për shoqërinë dhe është  hap i rëndësishëm”, u shpreh ambasadori bullgar, nga një takim që ka pasur në qytetin e Elbasanit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *