Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Uli xhamin e makinës dhe nxori kallashin”, denoncimi ‘horror’ tek Berisha: U ndal Benzi i zi para meje dhe…

Një denoncim i pazakontë është bërë pak minuta më parë në rrjetet sociale nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili ka bërë publik një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar/e që shkruan se është kërcënuar me armë ndërsa ecte rrugës në qytetin e Bulqizës.

Referuar Berishës, denoncuesi/ja (pasi nuk e tregon gjininë as emrin), shkruan se po ecte rrugës teksa një makinë me xhama të zinj e ndiqte, ndërsa pas njëfarë kohe ka parë dy persona në sediljen e parë të mjetit të cilët i njihte, njëri prej të cilëve ka nxjerrë kallashin duke ia drejtuar.

Denoncuesi/ja shkruan se ata bërtisnin gjatë kësaj kohe dhe muzika brenda mjetit ishte me volum të lartë, ndërsa dyshon se ishin në gjendje të dehur.

Statusi i Berishës:

Bulqiza ne duart e gangstereve dhe krimineleve te partise se droges!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Dr.Sali Berisha.
Zgjodha t’ju shkruaj juve pasi nuk dim ku te drejtohemi tjeter.
Ne Bulqize jan shtuar shum kto ganksterat.
Teksa po shkoja ne shpi rruges me afrohet nje Benz i Zi dhe u ndalua pran meje, Me muzik ne fund dhe une vazhdova rrugen teksa une hecja ato hecnin ktheva koken dhe i njoh si fytyra edhe shoferin edhe ate tjetrin qe ishte ne vend te pare, Nuk pash nese kishte te tjer pas se ishte mjeti me gjama te zinj mbrapa.Teksa vazhdoja rrugen mjeti filloj te me ndicte dhe personi qe ishte ne vendin e pare nxorri kallashin ne dritare dhe duke shar e bertitur por nuk qelloi makina nderkoh ishte ne ecje.Me sa dukej ishin ne gjendje te dehur dhe jan rreth moshes 18-19 Vjec. Ky eshte shteti kjo eshte policia e Bulqizes. Te kesh frik te hecesh rrugve se nuk i dihet me cfar perballesh.Me respekt…

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *