Kosova ka shënuar vetëm një viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Po në këtë periudhë kohore, vihet re se ka rënie të rasteve të reja pasi janë regjistruar 80 të infektuar nga 650 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.
Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315.