Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ule tonin”, plas sherri në studio: Jeni të gjithë servila e sahanlëpirës, vetëm të këqija i keni bërë vendit

Diskutimet natën e sotme në emisionin “Aktualitet” të gazetarit Bejdo Male janë shoqëruar me debate të forta mes të ftuarve. Demokrati Kreshnik Çollaku dhe skulptori Agim Rada u përfshinë në një sherr verbal me njëri-tjetrin, teksa po diskutonin për politikën gjatë vitit që lamë pas.

Debati nisi pas një konstatimi të Çollakut se në shoqërinë shqiptare është përhapur një steriotip ku njerëzit thonë se të gjithë janë njësoj. Sipas tij, njerëzit përtojnë të mendojnë dhe të shkojnë përtej kësaj shprehjeje. Por ai hasi kundërshti nga Agim Rada, i cili e akuzoi se është bërë pjesë e të keqes së këtij vendi.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Kreshnik Çollaku: Ti përton të analizosh.

Agim Rada: Jo jo, ju përtoni të analizoni se keni gjetur rehati tek analiza juaj. Keni gjet një komoditet të mrekullueshëm me politikanë dhe ambasadorë.

Kreshnik Çollaku: Mos më thuaj mua ambasador. Unë jam një pedagog dhe jetoj me rrogën time të ndershme…

Agim Rada: Ule pak tonin. S’e kam për ty. Edhe ti je pjesë e të keqes, derisa mbron të keqen.

Kreshnik Çollaku:L Ti nuk ke mundësi të mendosh.

Agim Rada: Unë do të dal në rrugë dhe njerëzit do më thonë bravo. Vetëm të keqe i keni bërë këtij vendi, i keni bërë këtij vendi atë që se ka bërë pushtuesi më i egër. Të tre bashkë. Nuk bëhem pjesë e të keqes unë. Nuk kam pyetur as për Sali Berishë, as për Edi Ramë, as për askënd. Ju jeni të gjithë servila, të gjithë sahanlëpirës. Ka edhe nga ata që mendojnë si unë. Unë flas si njerëz.

Kreshnik Çollaku: Ti nuk mendon ore, nuk mendon. Ti nuk po mendon fare, po flet në ajër.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *