Kryeministri Edi Rama ka qenë sot së bashku me drejtoreshën e AZHBR-së, Frida Krifca në një pikë grumbullimi frutash në Fushë Krujë mbështetur dhe nga Programit IPARD II. Duke e cilësuar si një histori suksesi sipërmarrjen e biznesit vendas Rama nuk ka lënë pa thumbuar dhe biznesmenin Edvis Ziza duke i kërkuar të ulte pak barkun.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama-punonjësve: Ju paguan mirë ky mo?
Punonjëset: Po shumë mirë
Biznesmeni: 350 mijë lekë
Rama: Duhet t’ua rrisësh pak se po të shtohet puna.
Biznesmeni: Patjetër që po. Ju faleminderit juve për ndihmën
Rama: Shyqyr që po shtohen ata që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke vullnet dhe pasion, këtu bën çudira. këtu jetohet më mirë, se atje ça do bësh ti?! (Jashtë). Të uroj shëndet, ule pak këtë ( I bie me dorë tek barku).