14:53 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ukrainë, zgjedhjet elektorale në horizont. Presidenti i ri njofton shpërndarjen e Parlamentit

11:50 | 20/05/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ukrainë, zgjedhjet elektorale në horizont. Presidenti i ri njofton shpërndarjen e Parlamentit

Presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili u betua në detyrë të hënën në mëngjes, është zotuar të shkarkojë parlamentin e tij.

Gjatë një ceremonie në parlamentin ukrainas në Kiev, presidenti i ri dëgjoi një kor tradicional përpara se t’u drejtohej deputetëve dhe personaliteteve me fjalimin e tij të parë presidencial.

Ky vendim u njoftua në fund të fjalimit të inaugurimit të Zelenskiy, i cili u shpreh se Ukraina e sheh Evropën si “ëndrra jonë e përbashkët”, si dhe ftonte ukrainasit e emigruar të ktheheshin në shtëpi në mënyrë që “njohuria, përvoja dhe vlerat e tyre mendore” të ndihmojnë zhvillimin e vendit.

Çfarë do të thotë kjo për Ukrainën?

Kryesisht, ky premtim do të thotë se zgjedhjet e menjëhershme do të mbahen në Ukrainë këtë verë. Siç duket, nuk ka ligjvënës nga partia e Zelenskiy në qeveri, por partia e tij aktualisht është më e popullarizuara në vend. Duke pasur parasysh se nuk ka koalicion, është brenda të drejtës së presidentit për të shpërndarë parlamentin.

Zelenskiy gjithashtu premtoi angazhimin e tij për sigurimin e paqes në Donbas.

Pushimi i zjarrit në Donbas, deklaroi presidenti është “detyra jonë e parë”. Për të përmbushur paqen, Zelenskiy njoftoi se është i përgatitur të “humbasë popullaritetin dhe postin “. “Historia është e padrejtë” vëzhgoi presidenti: “është e vërtetë, ne nuk e filluam këtë luftë, por na duhet ta përfundojmë”.

Plani i ardhshëm i presidentit për Ukrainën është të kërkojë “territore të humbura” dhe të ketë robër të Ukrainës të kthyer në vendin e tyre. “Si Crimea, ashtu dhe Donbas” njoftoi Zelenskiy “janë toka ukrainase”.

Zelenskiy është i njohur për rolin e tij në një komedi televizive në të cilën luajti një njeri që aksidentalisht u bë president i Ukrainës. Në shfaqje, një mësues i shkollës u përurua si president pasi një video e tij duke folur për korrupsionin u bë viral.

Zgjedhjet presidenciale të Zelenskiy u konsideruan ambicioze nga votuesit. Ndër çështjet e tjera, ai u zotua të përballet me varfërinë në Ukrainë, e cila aktualisht është një nga vendet më të varfra në Evropë. Zelenskiy gjithashtu premtoi të ndryshojë dinamikën midis Ukrainës dhe Rusisë fqinje, të cilën ai deklaroi si “shtet agresor”.

Kritikët kanë komentuar paqartësinë e pretenduar të presidentit në luftimin e këtyre çështjeve. Kjo paqartësi, raporton Reuters, tregohet në reputacionin e tij si një “njeri i ndershëm” i cili u kultivua nga roli i tij televiziv. Masa për shpërbërjen e parlamentit mund të shihet nga shumë njerëz si një aksion fillestar për të arritur planet ambicioze për reformën e premtuar në fushatën zgjedhore të Zelenskiy.

Pritshmëritë për mandatin e presidentit janë të larta. 39% e ukrainasve presin që Zelenskiy të ulë faturat e tyre të ngrohjes brenda 100 ditëve të para të mandatit. 35% presin që ai të përmbushë premtimin e tij elektoral për t’u përballur me korrupsionin duke iu hequr ligjvënësve imunitetin nga ndjekja penale. Euronews/ Faxweb.al

Pas

Rama ndryshon strategji për zgjedhjet, ja çfarë iu ka kërkuar sot deputetëve

Para

Virale në rrjet/ Rama vdes, një ditë e tij në Ferr dhe një ditë në Parajsë

Para
Edi Rama iu fryn ndasive ”veri-jug”: Vlonjatët kanë xhelozi për kuksianët, ka ardhur koha të na jepni Bashkinë!

Virale në rrjet/ Rama vdes, një ditë e tij në Ferr dhe një ditë në Parajsë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.