Rasti i parë me korònavirus në qytetin e Sarandës është një ukrainase 32-vjeçare, e cila është nisur drejt Tiranës për tu trajtuar në spitalin Infektiv. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se janë ízoluar në banesa tre mjekët e spitalit të Sarandës që kishin kontakt me të.
Shtetasja nga Ukraina kishte ardhur për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar. Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera. Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.
Ndërkohë, në përditësimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan 23 raste të reja me Còvid 19 që janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Durrës, Mat dhe Lushnje, ndërkohë që nuk u konfirmua rasti i shtetases ukrainase. (A.M/Faxweb.al)