FlashSportTe FunditTe Gjitha

“Uefa Women’s Champions League”, Vllaznia ‘dështon’ ndaj ekipit danez

Me fitoren 1-0 në favor të ekipit danez është mbyllur ndeshja e parë e turit të dytë të “Uefa Women’s Champions League” në mes Vllaznisë dhe Fortuna Hjorring, ndeshje kjo që mbyll në stadiumin “Loro Boriçi”.

Skuadra shkodrane e ka nisur mirë ndeshjen dhe ndonëse mbrohet me kujdes, me anë të kundërsulmit mund të kishte shënuar dy herë. Ka qenë sulmuesja Doyle që në dy momente ka qenë shumë pranë golit por ka gabuar në finalizim.

Më pas reagojnë danezet që marrin frenat e lojës dhe shohin më tepër drejt portës shkodrane. Në një moment madje, ata arrijnë të godasin edhe shtyllën e majtë pingule por gjithsesi gol nuk ka. Madje këtë gjë e kanë përsëritur edhe në minutën e 25-të me anë të
Moller.

Edhe më pas është Fortuna Hjorring që krijon më shumë presion por sërish Vllaznia është me fat që nuk pëson. Edhe në pjesën e dytë është e njëjta histori por gjithçka do të përmbysej në minutën e 67-të. Një nga lojtaret mike pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe arbitrja e takimit akordon 11-metërsh.

Moller nga pika e bardhë nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar në avantazh Fortunën, 1-0.Në minutat e mbetura, Vllaznia mundohet të bëjë diçka më shumë në manovrën sulmuese por e ka të vështirë megjithate ne minuten e fundit Doyle ka qene shume prane goli. Perfundimisht 1-0 per danezet.

VLLAZNIA- FORTUNA 0-1

Formacionet:

Vllaznia: Etzel, Maliqi, Razburgaj, Bajraktari, Suenson, Doçi, Eberhardi, Franja, Gjini, Dauzat, Doile. Trajner. Nikolin Leka

Fortuna: DAuigerti, Andersen, K.Holmgard, Himle, S.Holmgard, Lundgard, Snerle, RAsk, Moler, Nielsen, Fransi. Trajnere. Kerri An Kueton

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *