Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

UEFA ndëshkon rëndë Manchester City-n, e përjashton për dy vite dhe e gjobit

Mançester Siti është përjashtuar nga Liga e Kampionëve, për shkak se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit.

Gjithashtu do të ketë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh. Një vendim i ashpër që ka tronditur klubin anglez dhe gjithë opinionin sportiv.

Ky dënim do të vihet në zbatim që nga sezoni i ardhshëm me UEFA-n që e ka marrë vendimin zyrtar dhe do t’i lërë jashtë “qytetarët” për dy sezone. Kjo vjen pas fakteve të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel në nëntor të 2018.

Siti u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i UEFA-s se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre. “Qytetarët”, pritet të apelojë kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit për sportin. Sa i përket sezonit aktual ata do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre është Real Madrid.

R.G/FAXWEB.AL

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *