Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe FunditTe Gjitha

Udhëtonte me karrocën e kalit në Fier, përplaset nga drejtuesi i mjetit pa patentë

Një grua 33-vjeçare që po udhëtonte në një karrocë me kalë ka përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një makinë, që siç thotë policia drejtohej nga një 57-vjeçar nga Roskoveci, pa patentë.

Aksidenti ndodhi sot në aksin Fier – Roskovec, në Marinëz, ndërsa policia e Fierit ka arrestuar 57-vjeçarin Kujtim Shytia, banues në Roskovec, pasi “duke drejtuar motomjetin “Niponia” me targa FR599C, i pa paisur me leje drejtimi, është përplasur me një karrocë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja F.M, 33 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, e cila ishte duke udhëtuar me karrocë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në kujdesin e mjekëve.” Policia njoftoi se dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.