Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Udhëtonin me kokainën e fshehur në të brendshme, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Policia e Rrugore në Arezzo të Italisë vendosi prangat në duart e dy trafikantëve të drogës ndërsa ata po udhëtonin në A1 për t’u nisur drejt Milanos.

Një patrullë e nënseksionit Battifolle u ndesh me një makinë me një targë italiane, e cila hyri në Valdichiana. Sapo panë agjentët, të dy personat kaluan diçka nën dorë. Në atë moment ata u ndaluan dhe hetuesit zbuluan se ishin një 28-vjeçar dhe një 36-vjeçar, të dy nga Shqipëria, njëri me vendbanim në Pizë dhe tjetri i pastrehë, shkruajnë mediat italiane, transmeton Faxweb.al

Kur u pyetën për shpjegime ata nuk ishin bindës dhe menduan se mund të largoheshin me lëndën narkotike. Burrat u kontrolluan dhe një mbulesë që përmbante kokainë të pastër doli nga mbathjet e njërit prej të rinjve. Pothuajse një kile substancë narkotike e dyshuar si kokainë që mund t’iu kishte dhënë ‘korrierëve’ rreth 5,000 euro nëse do e tregtonin.

Droga dhe makinat u sekuestruan nga Polstrada dhe dy trafikantët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Arezzo, në dispozicion të prokurorit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *