AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Udhëtimit tonë i erdhi fundi”, mbyllet pas 13 vitesh emisioni i njohur satirik

Emisioni i përjavshëm satirik “Bypass Show” i moderatorit Agim Bajko, nuk do të jetë më në ekranin e Vizion Plus. Mbyllja e këtij emisioni vjen pas 13 vitesh eksperiencë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook vetë faqja zyrtare e emisionit Bypass Show.

“Miq te Bypass Shoë. Prej 13 vitesh kemi qene bashke ne nje udhetim fantastik permes satires, nepermjet te ciles jemi perpjekur te sjellim tek ju realitetin ashtu sic eshte ne te vertete. Ne kuptimin e plote te fjales, kemi ndejtur shtrember dhe kemi folur drejt. Por si cdo gje ne kete bote edhe udhetimi yne e ka nje fund. Nga sot Bypass Shoë nuk do ta vazhdoje me transmetimin e tij ne TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shume se nje dekade. Ju falenderojme perzemersisht qe keni qene pjese e hapesires sone “disinformuese” dhe sic thote edhe Bajko… RELAX!”, shkruhet në faqen zyrtare të ‘Bypass Shoë’ në facebook.

Bypass Show i ka nisur transmetimet në vitin 2006 dhe nëpërmjet satirës prekte problemet kryesore të shoqërisë duke pasur në fokus kryesisht politikën.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *