Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Si do të jenë udhëtimet ajrore pas karantinës? Dalin projektet e para, me ndarjet me xham

Së bashku me rimëkëmbjen shumë pyesin veten se si do të udhëtojnë pas koronavirusit në avione apo në linjat e transportit publik. “Avioninteriors”, kompania që krijoi hapësirat për të qëndruar pasagjerë brenda kabinave ajrore, nisi idenë për të lejuar udhëtimin ajror pas bllokimit. Do të ishte një aranzhim i vendeve ulëse të klasit economy. Rreth secilit vend mendohet të ketë një ekran xhami, i aftë të mbulojë kokën 180 gradë, duke parandaluar kontaktin me pasagjerin ngjitur me të.

Ideja “Glassafe”

Ekrani quhet “Glassafe”, përkthyer fjalë për fjalë “xham i sigurt” dhe ishte krijuar ekskluzivisht për post-karantinën, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit midis udhëtarëve.

Pajisja nuk e mbulon fytyrën e pasagjerit për ta lejuar atë të vazhdojë të përdorë argëtimin në bord dhe gjithashtu të hajë ushqim. E njëjta pajisje mund të montohet në lloje të ndryshme të sediljeve.

“Glassafe” krijon një pajisje të izoluar rreth pasagjerit – shpjegon krijuesi i xhamit – në mënyrë që të shmangni ose minimizoni kontaktet dhe ndërveprimet përmes ajrit midis pasagjerëve.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *