Është gjetur i vdekur 17-vjeçari që ishte zhdukur prej 5 ditësh në qytetin e Këlcyrës.
Matias Rizallari është gjetur i mbytur në lumin Vjosë, poshtë Urës së Dragotit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ishte familja e të riut ajo që kishte denoncuar prej disa ditësh zhdukjen e tij në polici, madje pretendonte se djalin mund tia kishin vrarë.
Ditën kur 17-vjeçari u zhduk ishte i shoqëruar dhe nga një shok i tij, i cili nuk jep asnjë informacion lidhur me ngjarjen, dhe është shoqëruar nga ana e policisë gjatë ditës së sotme. Egliter Dosti, 25-vjeç, sipas familjarëve ka gisht në vdekjen e djalit të tyre.
Dy të rinjtë të dielën e javës që lamë pas kanë qënë në panairin e Këlcyrës dhe më pas kanë vendosur së bashku me shokun e tij të shkonin të laheshin në lum, por Matiasi sipas burimeve nuk dinte not.
Po atë ditë djali i zhdukur ka pasur me vete dhe 4 litra verë.
(E.K/Faxweb.al)