Pedagogu Alket Sino dhe sekseri, Xhevi Dervishi kanë mbërritur tek Gjykata Kundër Krinit dhe Korrupsionit.
Dino është pedagogu i arrestuar nga policia 3 ditë më parë pasi i merrte para studentëve në këmbim të provimeve. Dino punonte si pedagog i Shkencave Sociale në Universitetin “Fan Noli” në qytetin e Korçës.
Së bashku me Dinon ka rënë në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut.
Të dy siguronin sasi nga 300 euro deri në 500 mijë lekë të vjetra nga studentët duke i siguruar se do të kalonin provimet. Sot GJKKO do të caktojë masën ndaj tyre. Në hyrje të gjykatës prisnin familjarët e të arrestuarve të cilët i thanë Fax News se nuk kanë çfarë deklarojnë, pasi do tç flasë drejtësia.
“S’kemi asgjë për të thënë, do të flasi drejtësia. Nuk ka lidhje asgjë me çfarë thuhet”. Ndërkohë sapo furgoni që shoqëronte padagogun u fut në Gjykatë, ata nisën duke shprehur fjalë mbështetëse: “Drejtësia do të fitojë, jemi me ty Alket”. (Fax web)