AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

”U vra nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit”, Lulzim Basha nderon Azem Hajdarin

Pasi ka kryer homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha tha se ai ishte lideri i lëvizjes për demokraci.

Basha tha se dëshira e Azem Hajdarit për ta parë Shqipërinë demokratike dhe europiane ende nuk është realizuar, dhe krimi në pushtet lë ende të hapur plagën e 12 shtatorit të vitit 1998.

“Sot shqiptarët anembanë nderojnë Azem Hajdarin, liderin  e Lëvizjes së Dhjetorit, i cili u vra mizorisht nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit, bashkë me shoqëruesin e tij Besim Çerja.

Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie demokratike, dhe europiane, të një Shqipërie ku politika është e ndarë nga krimi dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë si më të mirët dhe më të aftët.

Sot është ende e hapur plaga e 12 shtatorit, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë të papunë dhe të kërkojnë shpëtim rrugëve të botës, për shkak të një pushteti që buron nga krimi dhe i shërben vetëm atij”, u shpreh Basha para gazetarëve, ndërsa nuk pranoi që të bënte asnjë koment lidhur me situatën politike në vend.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *