Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

U votuan në Parlament, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji hidhen në Fletoren Zyrtare

Pak ditë pas votimit të tyre në Parlament, çështje e cila hapi diskutiime dhe debate të shumta, emrat e Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë që ende në fletoren zyrtare nuk gjendet emri i Besnik Muçit i propozuar nga presidenti Ilir Meta po që kjo me sa duket vjen pasi ndaj tij vijon hetimi nga ana e komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Me 105 vota pro Kuvendi ka emëruar dy anëtaret e reja të Gjykatës së Lartë, të cilat do të jenë Elsa Toska dhe FIona Papajorgji.

Për Elsa Toskën 105 deputetë votuan pro, 2 deputetë votuan kundër, 9 abestenim, 2 deputetë nuk votuan.

Për Fiona Papajorgjin me 105 vota pro, 3 deputetë votuan kundër, 8 abstenim dhe 2 deputetë nuk votuan.

Nga ana tjetër Arta Vorpsi është ligjërisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese e emëruar nga KED, por nuk mund të niste detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta, i cili ka pasur përplasje të forta pikërisht për procesin e përzgjedhjes së anëtareve të GJ,Kushtetuese.

Ndërkohë që ditën e sotme, me një interpretim në kushtet e të pabesueshmes, Arta Vorpsi e emëruara e KED për Gjykatën Kushtetuese, e ka bërë betimin e saj në ‘kushte shtëpie’ pranë noteres Miranda Xhemalçe, duke shmangur betimin pranë presidentit Meta (Lexo të plotë).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *